Qytetari i Podujevës që vdiq në aksidentin në Kroaci, gjendej në autobus së bashku me gruan dhe dy djemtë
Aksidenti tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, mori jetën e dhjetë personave që gjendeshin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë.
Në mesin e këtyre viktimave ishte edhe Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.
I ndjeri në autobus gjendej së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij. Kështu ka bërë të ditur dhëndri i tij, Fatmir Halimi përmes një postimi në Facebook.
“Tragjedia e djeshme në Kroaci e mërgimtarëve tanë duke ardhur në atëdhe kaploi tërë Kosovën, por edhe familjet tona, pasi që në autobus gjendej motra ime dhe dy djemtë dhe burrin e saj Sevdailin. Pasi motra dhe dy djemtë e saj shpëtuan, plagëve nuk i mbijetoi dhëndri ynë Sevdali Rrustemi ku lajmi për vdekjen e tij u konfirmua mbrëmë vonë. Dhëndër zoti të mëshiroftë e shpirti yt le të pushojë i qetë në botën e amshuar”, ka shkruar Halimi.
Familjarët kanë konfirmuar gjithashtu se bashkëshortja e të ndjerit dhe dy djemtë janë jashtë rrezikut për jetën, por po qëndrojnë në spitalin e Kroacisë.
(Kosova Sot Online)