![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/02/200x200_edi-rama-1-770x428-1-600x3601625225586.png)
Lexoni edhe:
OSBE-ODHIR: Si u përdor krimi për të blerë zgjedhjet
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka pranuar se sjellja e deputetëve në Kuvendin e Kosovës lë shumë për të dëshiruar.
Para disa ditëve, deputeti Behgjet Pacolli u detyrua që të ndërprejë fjalën pasi që deputetët tjerë nuk po e lejonin që të fliste. E Abrashi ka thënë se deputetët e të gjitha partive bëjnë këso sjellje dhe ka shtuar se këto janë sjellje të nxënësve në shkolla fillore.
OSBE-ODHIR: Si u përdor krimi për të blerë zgjedhjetLexoni edhe:
“Kur jam futur në fillim kur i kam parë deputetët si reagojnë kur dikush flasin nuk mund ta paramendosh as në një shkollë fillore. Nuk e kemi sjellë ne por e kemi gjetur aty. Është si ligj i pashkruar aty. E sheh kur dikush del se cfarë gjesteve degraduese ndodhin kur dikush merr fjalën që dikush të ndikojë në fjalimin e dikujt që të degradojë pastaj. VV nuk ka këso praktike. Por ka ndodhur që ndonjë herë dikush të mbajë fjalim dhe të dalë shumë nga tema e pastaj të kemi reagime. Por për vete nuk do të dëshiroja asnjëherë të ndodhë kjo”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)