“Me sytë e mi i kam parë shoferët duke fjetur gjatë vozitjes”

  • G.g /
  • 27 July 2021 - 11:23
“Me sytë e mi i kam parë shoferët duke fjetur gjatë vozitjes”

Pronari i kompanisë “Deva Tours”, ka bërë një postim në faqen e agjencisë turistike, ku ka shprehur keqardhje për tragjedinë e ndodhur në Kroaci ku humbën jetën 10 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

Të shumta kanë qenë komentet që janë shkruar në përkrahje të kompanisë, por ka pasur edhe të tillë që kanë kritikuar pronarin për shkak të trajtimit që u ka bërë shoferëve.

Madje njëra prej udhëtareve që ka shfrytëzuar shpesh këtë kompani për të udhëtuar nga Evropa në Kosovë dhe anasjelltas, ka thënë se ka qenë dëshmitar kur shoferët i ka parë duke fjetur gjatë kohës sa ata vozisnin.

“Tjera herë kujdesuni më mirë për shofera se çdo herë janë kanë vullan si nëpër gjumë. Unë jam një udhëtare e cila udhëtojsha çdo herë me Deven por me sytë e mija kam pa vet disa herë se shoferëve ju mshelshin sytë për disa sekonda”, ka shkruar V.M

Ky është komenti origjinal i V. M

Tjera her kujdesuni memir per shoferaa se zhdo her jan kan vullan si neper gjum un jam nje udhtare e cilla udhtojsha zhdo her me deven por me syt e mija kam paa vet zdi sa her se shoferat ju mshelsshin syt per disa seconda . keni kujdes per shoferaa . mos i merrni popllin shqiptar ne qaf . nuk asht veq merju paret per bilet edhe hajt por duheni me u kujdes en dir te kujna po i leni ton ata udhtar.

(Kosova Sot Online)