Lexoni edhe:
Qytetarët e Kosovës në referendumin e dytë popullor në 17 tetor, me themel për ta pastruar kastën politike të korruptuar
Spitali Universitar “Dr. Josip Bencevic” në Slavonski Brod ka festuar sivjet 123-vjetorin e themelimit.
Spitali Universitar “Dr. Josip Bencevic” në Slavonski Brod të Kroacisë është themeluar më 1 prill të vitit 1898. Në këtë spital u trajtuan 45 kosovarë të lënduar nga aksidenti tragjik ditën e djeshme, ku mbetën të vdekur 10 persona
Në kremtimin e 120-vjetorit në vitin 2018, drejtori i spitalit Dr. Joseph Samardic ka treguar se spitali në Slavonski Brod ka datuar edhe më herët, por në vitin 1898 është ndërtuar ndërtesa enkas për këtë spital.
Në vitet e para spitali ka pasur vetëm 40 shtretër dhe vetëm një mjek. Disa vite më vonë, në 1910 është ndërtuar një pavion i ri për sëmundjet ngjitëse dhe numri i shtretërve ishte rritur në 50 sosh, ndërsa u dyfishua pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, shkruan gazetashneta.
Në dy punime të publikuara në revistat shkencore kroate, theksohet puna e spitalit përgjatë tri luftrave, në dy luftrat botërore si dhe në luftën e fundit në ish-Jugosllavi ku ishin trajtuar mijëra të plagosur.
Në vitin 1957 spitali ishte shndërruar në Qendër Shëndetësore dhe kishte 350 persona të punësuar, prej të cilëve 36 mjekë (tetë prej tyre mjek të përgjithshëm), 21 infermiere dhe 53 teknikë. Spitali kishte arritur në atë kohë me kapacitet prej 452 shtretërve ndërsa Slavonski Brod kishte rreth 30 mijë banorë.
Më vonë spitali ishte transformuar sërish në Qendër Mjekësore të qytetit, që ishte e para në gjithë Jugosllavinë.
(Kosova Sot Online)