Lexoni edhe:
Shoferi që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci, varroset sot në ora 19:00
Një turist është sulmuar dhe është ngrënë nga një ari në një park kombëtar të Rusisë.
Yevgeny Starkov, 42 vjeç, ishte bashkë me një grup në udhëtim. Ata kishin nisur që t’i paketonin tendat, kur u shfaq ariu.
Shoferi që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci, varroset sot në ora 19:00 Lexoni edhe:
Tre miq të tij shikuan të tmerruar përderisa burri po sulmohej dhe po kafshohej nga kafsha e madhe.
Ata më pas ikën nga vendi i ngjarjes, duke ecur shtatë orë në këmbë për ta ngritur alarmin, shkruan Daily Mail.
Hetuesit nuk po arrijnë të shkojnë në vendin e ngjarjes për shkak të motit të lig në parkun Yergaki, në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë.
Anton Shelkunov, tregoi për sulmin e ariut që ndodhi në orën 6 të mëngjesit. “Filluam t’i paketonim tendat. Ishin dy tenda dhe e ktheva kokën majtas, pashë një ari duke e ngritur kokën, ishte i madh, jargët i rridhnin nga goja.”
“Ariu ulëriu dhe vrapoi drejt nesh”, shtoi ai. Ky dëshmitar dhe dy të tjerë arritën të iknin, por Starkov, turist nga Moska, u kap nga ariu.
“Shikova prapa, ariu ishte duke na ndjekur. U ngjitëm rreth 50 metra dhe e pamë vendin ku ishin tendat. E pamë trupin dhe ariu po qëndronte aty. Po ia copëtonte dhe po ia kafshonte trupin”, tha ai.
Një zëdhënëse e Komitetit Hetues Rus tha se trupi i viktimës nuk është gjendur ende. “Është një zonë shumë e paqasshme”, tha Yulia Arbuzova.
(Kosova Sot Online)