Tentoi të rilidhë kabllot elektrike të këputur në oborrin e banesës, humb jetën 59-vjeçari

  • E. /
  • 29 July 2021 - 12:07
Tentoi të rilidhë kabllot elektrike të këputur në oborrin e banesës, humb jetën 59-vjeçari

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”.

Sshtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)