Lexoni edhe:
Edi Rama në Formunin Ekonomik Rajonal: E di se për çfarë mendohet Kosova, jam absulutisht kundër
Ju në fakt mund të përdorni pudër bebeje në mënyra të tjera të panumërta
Zgjidhja e nyjës
Aplikoni pak pudër mbi të dhe do të shkojë shumë më lehtë.
Heqja e njollave
Nëse gjatë ngrënies keni spërkatur mbulesën e tavolinës, spërkatni pak pudër mbi të dhe lëreni të qëndrojë. Pas larjes, mbulesa e tavolinës do të jetë si e re.
Heqja e njollave të djersës nga fanella
Spërkatni pudër në njollat nën sqetulla dhe kaloni mbi të një hekur të nxehtë.
Neutralizimi i aromave në këpucë
Vendosni pak pudër, prisni të qëndrojë dhe aroma e pakëndshme do të zhduket.
Pastrimi i bizhuterive
Nëse dëshironi të pastroni bizhuteri, së pari spërkatni pudër bebeje mbi të dhe më pas fërkojeni me një furçë të vjetër dhëmbësh. Në fund, fshijeni me një leckë.
(Kosova Sot Online)