![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/24/200x200_LAJMI_I_FUNDIT1627108298.jpg)
Lexoni edhe:
Një i vdekur dhe 70 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci.
Haradinaj ka publikuar edhe fotografi nga këto vizita, derisa ka thënë se forca e familjeve shqiptare në përballimin e dhembjeve është e jashtëzakonshme.
Një i vdekur dhe 70 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
“Në Randobravë, Krushë të Madhe, Malësi të Vogël, Gjakovë, Lipovec, Devë, Baballoq e Junik, vizitova familjet që humbën të dashurit në aksidentin tragjik të 25 korrikut në Kroaci.
E jashtëzakonshme është forca e familjeve shqiptare në përballimin e dhembjeve. Lutemi që kurrë të mos na godasin tragjedi të tilla”, ka shkruar Haradinaj.
(Kosova Sot Online)