Lexoni edhe:
Kurti e ka shansin historik ta gjunjëzon Vuçiqin me çmimin e pranimit të pavarësisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka arrestuar dy kosovarë dhe një shtetas gjerman në Vushtrri.
Sipas njoftimit, i dyshuari shtetas gjerman e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, gruan kosovare, e më pas dy të dyshuarit tjerë familjar të gruas kanë shkuar në banesën e shtetasit gjerman dhe të tre të dyshuarit janë përleshur fizikisht.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me rekomandim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)