Lexoni edhe:
Skandali i tiketës me vendim të Liburn Aliut e Hysen Durmishit, godet rëndë me votë në zgjedhjet e 17 tetorit
Ndërsa ndryshimi i klimës po nxit temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Grenlanda humbi një sasi të madhe akulli të mërkurën, shkrirja e së cilës mund të mbulonte të gjithë shtetin e Florida me 5 cm ujë.
Kjo është humbja e tretë më e madhe e akullit për Grenlandën në një ditë, që nga viti 1950. Dy rekordet e mëparshme u vendosën në 2012 dhe 2019. Shkrirja e shpejtë e akullit ishte rezultat i ajrit të nxehtë të bllokuar mbi ishullin Arktik, për shkak të një ndryshimi në modelet e qarkullimit të tij në atmosferë, sipas shkencëtarëve që paralajmërojnë se më shumë akull mund të humbasë.
Vetëm të mërkurën, rreth 22 gigatonë akull u shkrinë - me 12 që derdhen në oqean dhe 10 të tjerat thithen nga bora, ku mund të ngrijnë përsëri, sipas Xavier Fetvais, një klimatolog në Universitetin e Liege në Belgjikë.
Polar Portal, një shoqatë e instituteve kërkimore daneze, e përshkroi fenomenin në një postim në Tuitter, duke iu referuar "shkrirjes masive". Megjithëse vëllimi i akullit që u shkri në një ditë ishte më i vogël krahasuar me atë të vitit 2019, fenomeni kishte të bënte me një zonë më të madhe, shpjegoi ai.
Ngjarje të tilla mund të krijojnë fenomene reagimesh, duke çuar në një rritje të mëtejshme të temperaturës dhe më shumë shkrirjen e akullit në Grenlandë, shpjegoi Marco Tentesco, një klimatolog në Universitetin e Columbias.
Ndërsa, akulli shkrihet, ai ekspozon tokën ose akullin më të errët që thith më shumë rrezet e diellit në vend që ta reflektojë atë përsëri në atmosferë. "Kjo me të vërtetë e bën Grenlandën më të prekshme," shtoi ai.
Shkencëtarët vlerësojnë se shkrirja e shtresës së akullit të Grenlandës është përgjegjëse për rreth 25% të rritjes së nivelit të detit në dekadat e fundit.
Po aq shqetësues është fakti se Arktiku në përgjithësi po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e planetit. Të mërkurën, temperatura e ajrit në Grenlandë ishte "shqetësuese" duke arritur deri në 23.2 gradë Celsius në Constable Pind, në pjesën lindore të ishullit.
(Kosova Sot Online)