Kim Jong-un shfaqet edhe më i dobësuar

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 09:16
Kim Jong-un shfaqet edhe më i dobësuar

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un duket se ka humbur edhe më shumë peshë në fotot e reja të publikuara.

Kjo vjen në një kohë kur pak ditë më parë ai u raportua se kishte humbur 44 kilogramë në fillim të këtij viti.

Diktatori u shfaq për të përshëndetur një turmë oficerësh ushtarakë entuziastë dhe dukej se kishte humbur peshë rreth belit dhe fytyrës.

Ai ishte dobësuar aq shumë sa kostumi i vinte pak i gjerë.

(Kosova Sot Online)