Lexoni edhe:
Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot nga ora 10:00
Zinxhiri i restoranteve me qendër në Londër planifikon të krijojë dy qendra vaksinimi, ku klientët e pavaksinuar do të shijojnë një picë falas nëse ata zgjedhin të vaksinohen.
Firmat e shpërndarjes së ushqimit dhe transportit do të ofrojnë zbritje në çmim për shërbimet e tyre.
Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot nga ora 10:00 Lexoni edhe:
Por ka dhe nga ata skeptikë që mendojnë se skema mund të dështojë për shkak të mesazheve konfuze që ka përcjellë së fundmi qeveria britanike.
Këto politika inkurajuese pasojnë planet e mundshme të qeverisë se vetëm studentët e vaksinuar do të mund të marrin pjesë fizikisht në leksione.
Mbretëria e Bashkuar ka një shkallë të lartë vaksinimi, me 88.4% të njerëzve që kanë marrë një dozë, dhe 71.8% kanë marrë dy.
Kjo fushatë e veçantë po përqendrohet në 33% të njerëzve të moshës 18-29 vjeç që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Kjo fushatë vjen ndërsa Mbretëria e Bashkuar sheh një rënie të rasteve të COVID-19, e cila në kulmin e saj regjistroi pothuajse 43,000 raste në një ditë të vetme.
(Kosova Sot Online)