Lexoni edhe:
Detyrë e rëndë për Ministrin e Mbrojtjes, të ndalet hajnia 20 vjeçare në Ushtrinë e Kosovës!
Përballja me zjarret masive ditëve të fundit në Kosovë ka rikthyer vëmendjen tek një kategori shumë e rëndësishme e punëtorëve të shtetit, zjarrfikësit.
Këta të fundit, ndonësë të lënë në harresë nga shteti tash e shumë kohë, gjatë këtyre ditëve kanë qenë në front të parë në luftë me zjarret dhe vatrat që po shtohen dita-ditës.
Rrustem Uka, pjesëtar i Brigadës së Zjarrfikësve të Kosovës ka shprehur indinjatën e tij ndaj krerëve shtetëror për vizitat që këta po u bëjnë zjarrfikësve, ndërsa në anën tjetër kjo kategori ka mbetur pa përkujdesje institucionale.
Ai me anë të nje postimi në Facebook ka thënë se liderët shtetëror me vetëdije të plotë i kanë lënë zjarrfikësit në gjendjen më të vështirë të mundshme, teksa po justifikohen nën arsyetimin se “kjo çështje do të rregullohet së shpejti”.
“Kryeministër, Ministër i MBP-së, Drejtor i AME-së dhe ju Kryetar Komunash qytetarët e Kosovës meritojnë siguri, ndërsa familjet (fëmijet) tona meritojnë mirëqenje sikur edhe tuajat!”, ka shkruajtur Uka.
Ky është postimi i tij i plotë:
Si s’ju vije turp udhëheqsve shtetëror dhe institucional ti vizitojnë Njesitë Profesionale për Zjarrfikëje dhe Shpëtim, kur ata me vetëdije të plotë e kan lanë ketë kategori në gjendjën më të vështirë të mundëshme.
Si duket turpit ja kan gjetë zgjidhjen duke u justifikuar me “kem me e rregullu qeshtjën e juaj shpejt”.
Kryeministër, Ministër i MBP-së, Drejtor i AME-së dhe ju Kryetar Komunash qytetarët e Kosovës meritojnë siguri, ndërsa familjet (fëmijet) tona meritojnë mirëqenje sikur edhe tuajat!
(Kosova Sot Online)