![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/07/200x200_LAJMI_I_FUNDIT1620389328.jpg)
Lexoni edhe:
Alarmante: Një i vdekur dhe 221 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, sot në fshatin Sarpel KK Leposaviq, ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.
Alarmante: Një i vdekur dhe 221 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’.
“Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës, i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)