Lexoni edhe:
Rrahja masive me gota të qelqit në një lokal në Prizren, arrestohen gjashtë persona
Një alpinist ka filmuar rastësisht momentin kur vjehrra e tij 71-vjeçare u rrëzua nga një shkëmb 70 metra dhe humbi jetën para familjes së saj të tmerruar në Turqi.
Kadir Sahiner po filmonte peizazhin piktoresk malor ndërsa ishte në një shëtitje familjare në pyjet pranë fshatit Tepekov në Provincën Artvin verilindore kur ndodhi tragjedia.
Rrahja masive me gota të qelqit në një lokal në Prizren, arrestohen gjashtë persona Lexoni edhe:
Ndërsa kamera u drejtua për të filmuar pamjet, Kadir kapi pa dashje momentin kur vjehrra e tij Pumpul Karademir shkoi në buzë të shkëmbit për të parë poshtë para se ajo të humbte ekuilibrin e saj dhe të binte nga shkëmbi.
Pamjet video tregojnë Pumpulin duke u përplasur mbi një shkëmb dhe këmbët e saj mund të shihen në ajër ndërsa ajo bie nga buza e shkëmbit.
Familja e saj, përfshirë burrin Mehmet Karademir, vajzën Ayla dhe mbesën Ceren, ishin të pranishëm dhe e panë të gjithë ngjarjen.
Ayla gjithashtu mund të dëgjohej duke paralajmëruar nënën e saj ‘mos shko, nënë, jo, nënë, mos shko’ ndërsa iu afrua buzës së shkëmbit pak para rënies së saj fatale.
Policia u thirr në vendin e ngjarjes dhe pas 1 ore këkrimi trupi i pajetë i gruas së moshuar u gjet dhe u çua në morgun e spitalit.
(Kosova Sot Online)