Takime online si i dashur, i rrëmben gruas 25 mijë paund
Një grua në Britaninë e Madhe ka deklaruar se një person që ka njohur në një aplikacion për takime të reja, i ka marrë plot 25 mijë paund.
45-vjeçarja Angela Uhitbread, ka thënë se me anë të mashtrimit iu morën të gjitha kursimet e saj nga ushtaraku Nathan Ualker, shkruajnë mediat e huaja.
Anëtari i gardës britanike i kishte kërkuar gruas të regjistrohej si “garantuese” në disa hua që kishte marrë, vetëm pas disa takimeve të shkurtra të kryera së bashku.
Duke treguar në televizion historinë e saj, gruaja tha se miqtë e kishin inkurajuar të njihte dikë të ri, pas ndarjes nga partneri i saj i shtatë viteve. Dyshja u njohën, këmbyen edhe numrat, por se më pas, tregoi ajo, Ualker i ka kërkuar ndihmë.
“Ai më tha se do t’i ndërprisnin kontratën e telefonit dhe nuk do të mund të fliste me vajzën e tij te vogël. Kështu që më bëri të më vinte keq për të”. Angela tha se ishte fillimisht një hua prej vetëm 50 paundë, dhe kjo nuk iu duk alarmuese.Por ky do të ishte vetëm fillimi: “Disa javë më vonë ai më dërgoi një link, ku unë të bëhesha ‘garantuese’ e kredisë së tij, pasi tha se kishte ‘vërtet nevojë për ndihmë’”. “Thoshte se e dashura e kishte lënë me shumë borxhe, dhe përsëri përdorte hilen melankolike me bijën e tij. Më tha se ‘nëse më ndihmon edhe këtë herë do të paguaj kredinë dhe nuk do të duhet të paguash më”.Gruaja tha se e ka takuar burrin vetëm tre herë dhe se gjithçka nga burri sa duket ishte interesi për të zhvatur gruan e re.
(Kosova Sot Online)