
Lexoni edhe:
2 të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
9 mijë e 537 doza të vaksinave janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
2 të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Lexoni edhe:
Më shumë të vaksinuar ka pasur gjatë ditëve të kaluara.
Nga MSH kanë thënë se numri i dozave të vaksinave të administruara deri tani në vend është 469 mijë e 857.
305 mijë e 567 persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë.
164 mijë e 290 janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës. Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që së fundmi ka filluar të rritet numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend.
Andaj qytetarëve u është bërë thirrje që të vaksinohen sa më shpejtë kundër këtij virusi.
(Kosova Sot Online)