Lexoni edhe:
Kosova me super skandalin e 22 vjetorit të pas luftës, bandat e stilit “Al Kapone” e kontrollojnë shtetin
Tre fëmijë janë masakruar nga luanët në Tanzani. Ngjarja ka ndodhur në një rezervë për jetën e egër. Mësohet se fëmijët janë ngrënë nga kafshët në momentin që po kërkonin bagëtinë e humbur.
Ata ishin të moshave nga 9 deri në 11 vjeç. Pasi ishin kthyer nga shkolla, fëmijët kishin shkuar në zonën e Mgorongoro për të kërkuar për kafshët që u kishin humbur.
“Kjo ndodh kur luanët sulmojnë dhe vrasin 3 fëmijë, ndërkohë që plagosin një tjetër”, tha shefi i policisë në Arusha, Justine Masejo.
Vendi ku ndodhi ngjarja është në Tanzaninë veriore dhe është pjesë e trashëgimisë botërore. Atje ka luanë, çita dhe leopardë.
“Nxis komunitetet nomade rreth zonës së rezervuar që të marrin masa sidomos kur u japin detyra fëmijëve për t’u kujdesur për bagëtitë”, tha shefi iu policisë.
Tanzania i lejon disa komunitete që të jetojnë bashkë me kafshët në parqet kombëtare. Megjithatë nuk kanë qenë të pakta rastet e “konfliktit” mes kafshëve të egra dhe njerëzve pasi këto të fundit u dëmtojnë të mbjellat.
(Kosova Sot Online)