Bëri fluturim rekord nga Londra në Rusi, lakuriqin në fund e mbyt macja

  • E /
  • 07 August 2021 - 15:07
 Bëri fluturim rekord nga Londra në Rusi, lakuriqin në fund e mbyt macja

Një lakuriq që bëri fluturim rekord prej mbi 2.000 kilometrash nga Londra në Rusi ngordhi pasi u sulmua nga një mace.

Lakuriqi i gjinisë femërore, me trup sa gishti i madh i dorës së njeriut, u gjet në rajonin Pskov të Rusisë, shkruan BBC.

Ky ishte fluturimi më i gjatë i regjistruar ndonjëherë i një lakuriqi nga Britania nëpër Evropë, duke thyer të gjitha rekordet e njohura britanike.

Lakuriqi peshonte vetëm 8 gramë. Ai u gjet nga banorja ruse, Svetlana Lapina, në fshatin e vogël të Molginos dhe gjetja u raportua në një organizatë për mbrojtjen e lakuriqëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshe, rekordin më të gjatë për fluturim të regjistruar në Evropë e mban një lakuriq tjetër, që kishte fluturuar nga Letonia në Spanjë në vitin 2019, duke bërë 2.224 kilometra.

(Kosova Sot Online)