Dhunohet një shtetase serbe nga një kosovar në komunën e Vitisë

  • E /
  • 09 August 2021 - 08:54
 Dhunohet një shtetase serbe nga një kosovar në komunën e Vitisë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast që po hetohet si “dhunim”.

Sipas policisë, në komunën e Vitisë, një shtetase e Serbisë  ka njoftuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga një mashkull i dyshuar, kosovar.

I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viti, 06.08.2021-17:00. Viktima femër shtetase e Serbisë ka njoftuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)