![](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/09/200x200_Kulla-696x388-1-600x3601628495411.jpg)
Lexoni edhe:
Regjisori shqiptar i gëzohet koncertit të Bregoviq: Nuk rri dot pa marrë pjesë
Një fotografi e kapur nga një plazh, ku shihet një peshk brenda një kandili deti, ka surprizuar të gjithë.
Ian Watkins, një zhytës dhe fotograf i kafshëve të egra, kishte dalë për shëtitje herët në mëngjes dhe po shijonte lindjen e diellit në plazhin idilik të Harlyn Bay në Padstow, Cornwall. Kur ai vuri re këtë pamje i bëri menjëherë një foto. Nuk është e shpeshtë që një kandil deti të gjendet në një tokë të thatë.
Regjisori shqiptar i gëzohet koncertit të Bregoviq: Nuk rri dot pa marrë pjesë Lexoni edhe:
Kandili i deti busull, trupi i të cilit arrin gjerësinë 30 cm kishte dalë në tokë të thatë me një peshk brenda trupit të tij. Për fatin e Watkins trupi i kandilit ishte mjaft i tejdukshëm kështu që ai mund të shihet përmes tij.
Fotoja u nda nga Cornwall Wildlife Trust, i cili shpjegoi se peshku kishte pasur fatin e keq ndërkohë që përpiqej të fshihej në tentakulat e kandilit të detit nga grabitqarët.
(Kosova Sot Online)