
Lexoni edhe:
Publikimi i fundit i përgjimeve të zyrtarëve të lartë të shtetit alarm për fillimin urgjent të spastrimit me procesin VETTING
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi të njëjtit, pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje mes veti.
Në rrahje, siç njofton Policia, janë përfshirë edhe familjarët e të dyshuarve.
Si pasojë e rrahjes, një burrë dhe dy gra kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Rasti ka ndodhur në Pejë, dje rreth orës 18:45.
“Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari tjetër dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
(Kosova Sot Online)