![](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/09/200x200_1586961968_pergjime480x3261628488176.jpg)
Lexoni edhe:
Publikimi i fundit i përgjimeve të zyrtarëve të lartë të shtetit alarm për fillimin urgjent të spastrimit me procesin VETTING
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krimin që tronditi Greqinë dhe jo vetëm për vrasjen e 20-vjecares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos.
Mediat greke kanë raportuar më parë se Babis kishte një lidhje jashtëmartesore, ndërsa së fundmi është mësuar se e tradhtonte Caroline me një grua transgjinore që njihet me emrin Emanuela.
“Emanuela”, transeksualja e njohur pohon se marrëdhëniet e saj me pilotin vrasës ishte e dhunshme, pasi Anagnostopulos pëlqente të përdorte pranga. Madje shtoi se kishin shpërndarë me njëri-tjetrin edhe foto intime.
“Kur e pashë në TV, u ngriva”, tha ajo për median greke.
Dyshohet se Caroline mund ta ketë zbuluar lidhjen e tij e ndoshta kjo ka qenë arsyeja përse ka dashur të largohet nga shtëpia.
Ta Nea thotë se piloti mendohet të ketë pasur kontakte me një grua rreth 40 vjeçe, e cila është nga mjedisi i tij profesional.
Reporteret vendas janë përpjekur të flasin me gruan në fjalë, por u është përgjigjur avokati i saj që këmbëngul vetëm se ajo nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 20 vjecares.
Sipas mediave britanike nga ana tjetër, piloti mund të ketë transportuar lëndë narkotike për kartelet e drogës, e ndoshta e shoqja e ka zbuluar këtë fakt dhe nuk e ka pranuar dot.
Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë pasi mbyti Caroline me jastëk, dhe u përpoq të hiqte cdo dyshim nga vetja për krimin, me pretendimin se ishte një bandë grabitësish të dhunshëm që i vrau bashkëshorten.
(Kosova Sot Online)