'A e kuptoni këngën 'Kallashnikov'?! Bregoviç i ftuar në Korçë për t’u thënë kosovarëve rrini pak anash'

  • G.g /
  • 09 August 2021 - 12:51
'A e kuptoni këngën 'Kallashnikov'?! Bregoviç i ftuar në Korçë për t’u thënë kosovarëve rrini pak anash'

Profesori dhe publicisti kosovar Nexhmedin Spahiu ka dhënë shpjegimin më të qartë për ata shqiptarë që ende janë të vagullt dhe nuk po e kuptojnë protestën qytetare ndaj pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç në katër ditët e festës së birrës në Korçë më 18-22 gusht.

“A e kuptoni tekstin e këngës “Kallashnikov”?- ka pyetur Spahiu gjatë një debate së fundmi në media për këngën e famshme të Bregoviçit. – A e nënkuptoni nëntekstin “vrisni në masë”?! Kjo ishte paraloja e Srebenicës.

Në Serbi ka mjaft këngëtarë, artistië, intelektualë e politikanë që Kosova dhe Shqipëria duhet t’I nderojë, por jo kallashnikovin e Bregoviçit.

Sfondi politik është ky: Bregoviç është ftuar në Korçë për t’u thënë kosovarëve “rrini pak anash, se tani kemi prioritet 6-7 milionë pushues potencialë serbë”. Kjo është e drejtë sovrane e Shqipërisë dhe kosovarët nuk kanë pse ndërhyjnë këtu, por vetëm ta kuptojnë mesazhin dh eta duan më shumë Kosovën e tyre” ka theksuar analisti.

(Kosova Sot Online)