Lexoni edhe:
"Kolona e pestë" depërton në ministrinë e drejtësisë, po e zvarritë bërjen e shpejtë të Vetting-ut
Agjencia e Menaxhimit Emergjent përmes një njoftimi ka treguar për gjendjen e zjarreve në Kosovë.
Nga kjo Agjenci kanë thënë se gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme, megjithëse thuhet se kërcënim serioz mbetet zjari i shfaqur nga data 5 gusht në Komunën e Vitisë.
“Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 ne Komunën e Vitisë , fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet ne dispozicion te Komunës përkatëse, ndërsa ne ndihme sipas nevojës u janë vene ne dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupe qeshte e menaxhueshme nga kapaciteti lokal”, thuhet nga kjo Agjenci.
Njoftimi i plotë:
Situata në menaxhim me zjarre në Kosovë
Hajvali /Prishtinë, 08 Gusht 2021
Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent- QO AME në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.
Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 ne Komunën e Vitisë , fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet ne dispozicion te Komunës përkatëse, ndërsa ne ndihme sipas nevojës u janë vene ne dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupe qeshte e menaxhueshme nga kapaciteti lokal.
Rajoni i Prishtinës ,Komuna e Prishtine dy zjarre te shpërfaqura ne lagjen Marigona dhe Barileve janë te lokalizuara ne tërësi, Komuna e Drenasit ,Fshati Zabel i epërm i lokalizuar; Lipjan, Fsh.Llugagji dhe Fsh.Vrshec zjarre te lokalizuara, ; Obiliq, Fsh, Hamidi, zjarr fushore i lokalizuar, ; Shtime, Fsh.Godanc, zjarri i lokalizuar.
Rajoni i Prizrenit, Komuna Prizren, Fsh. Mushnikove dhe Fsh. Lubizhde e Hasit te eliminuara zjarret.; Malisheve, Fsh. Vermice dhe Fsh. Pagarushe, te lokalizuara zjarret.; Rahovec, Fsh. Ratkoc i shuar tërësisht,; Dragash, nuk ka asnjë ,; Mamushe, zjarr fushore i lokalizuar.
Mitrovicë Jug dhe Mitrovice Veri, aktualisht vatër zjarri nuk ka ne asnjë nga Komunat.
Si rrjedhojë e kësaj , Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme monitoron gjendjen 24/7 dhe koordinon mbështetje nivelit lokal.
Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe te raportojnë zjarret sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë.
(Kosova Sot Online)