S’besoi te vaksina, drejtuesi televiziv pak para vdekjes: Sikur të isha vaksinuar

  • G.g /
  • 09 August 2021 - 16:06
S’besoi te vaksina, drejtuesi televiziv pak para vdekjes: Sikur të isha vaksinuar

Drejtuesi televiziv, Dick Farrel i cili ishte një kritik i zëshëm i Anthony Fauci dhe u bëri thirrje të gjithë qyetarëve që mos të vaksinohen pasi vaksinat anti-Covid ishin të “rreme”, ka humbur jetën së fundmi pas një beteje të gjatë me koronavirusin.

Farrel më herët e kishte cilësuar Fauc-in si një “fanatik, gënjeshtar”, mirëpo opinion i tij për koronavirusin dhe për vaksinat ndryshoi vetëm atëherë pasi ai u infektua.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe u detyrya që të shtrohej në spital për të qenë nën mbikqyrjen e mjekëve, mirëpo fatkeqësisht pas javësh lufte me pandeminë, Farrel nuk mundi ta mposhtë duke humbur jetën kështu në moshën 65-vjeçare.

Amy Leigh Hair, shoqja e ngushtë e Farrel, vendosi ta merrte vaksinën për shkak të tij.

“Covidi e mori një nga miqtë e mi më të mirë! RIP Dick Farrel. Ai është arsyeja që unë u vaksinova”, postoi ajo në Facebook.

“Ai më dërgoi një mesazh dhe më tha “Merre! ” Ai më tha se ky virus nuk është shaka dhe tha, ‘Sikur ta kisha marrë!'”, shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)