Lexoni edhe:
Gjykata Kushtetuese, shpresa e fundit për ti dhënë goditjen e madhe krimit të organizuar të Oligarkëve Devolli!
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur, derisa ishte duke udhëtuar me veturë për në perëndim me familjen e tij.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)