![](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/10/200x200_77777777777777777777777777777777777771628579408.jpg)
Lexoni edhe:
Zbulohen detaje të reja nga takimi sekret mes Princeshë Dianës dhe John F. Kennedy Jr.
Një përdoruese e Tik Tok ka mbetur e shokuar kur ka mësuar jetën e dyfishtë të partnerit.
Ajo kërkoi rastësisht në internet emrin dhe mbiemrin e partnerit dhe mësoi të gjithë të vërtetën. Ajo kuptoi se i dashuri i saj, kishte një djalë dhe fëmija ishte sjellë në jetë gjatë viteve të lidhjes së tyre.
“Isha mërzitur duke qëndruar në shtëpi e vetmuar, vendosur ta shtyp emrin dhe gjeta një regjistër të foshnjave që kanë lindur në janar të këtij viti – ai ishte regjistruar si baba”, ka shpjeguar kjo vajzë.
Priscill dhe tashmë ish-partneri ishin në pushime, kështu një ditë humbi telefonin dhe portofolin, e kur diskutuan për atë se si të mbajnë kontakte kur të kthehen, ai i kishte thënë se nuk duhet të brengoset se do të blejë një telefon të ri.
Zbulohen detaje të reja nga takimi sekret mes Princeshë Dianës dhe John F. Kennedy Jr. Lexoni edhe:
“Kaluan disa ditë që kur jemi kthyer nga pushimet, e ai as që më ka telefonuar – mendova se do ta gjej disi në internet”, ka vazhduar Priscill historinë e saj.
E shumë përdorues në TikTok i kanë parashtruar pyetje, kryesisht se si është e mundur që nuk i është dukur e çuditshme që në ditët e sotme partneri i saj të mos ketë llogari të hapura në rrjetet sociale.
“Në fillim të lidhjes me tha që ka një profil në platformat sociale, por se e ka shlyer – e unë shumë naive i kam besuar”, është përgjigjur vajza.
Kur zbuloi faktet shokuese, Priscill vendosi të kërkoj edhe emrin e nënës në librin e regjistrit.
“Gjeta një grua dhe fotografitë me të dhe të birin. Shikova fotografinë tërë kohën dhe prisja që dikush do të vijë dhe të më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe”, ka shpjeguar ajo.
Ditë të tëra i kaloi duke u munduar të rilidhë kontakt me të, por çdoherë lajmërohej sekretaria, kështu vendosi t’i dërgojë t’ia dërgojë të gjitha dëshmitë që i kishte gjetur për të.
“E kuptova që i kishte parë të gjitha mesazhet e mia, e ai dhe gruaja e tij më kishin bllokuar”, ka shtuar ajo.
(Kosova Sot Online)