![](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/11/200x200_qeveria-e-re-e-kosoves-ta-definoje-strategjine-per-dialogun-me-serbine-780x4701628660438.jpg)
Lexoni edhe:
Qeveria para provimit të madh, në luftë frontale me strukturat kriminale të instaluara nga SHIK-u!
Gjatë muajve të kaluar, në veçanti me ngritjen e temperaturave gjatë gushtit, shkaktimi dhe përhapja e zjarreve ka qenë shqetësuese për qytetarët e vendit dhe institucionet tjera në përgjithësi.
Lidhur me këtë situatë Policia e Kosovës njofton se nga muaji qershor i këtij viti janë evidentuar: 109 raste të ‘zjarrvënieve’ , 71 – raste të ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe 95 incidente zjarri, duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.
Lidhur me rastet e sipër cekura nga Policia e Kosovës të janë iniciuar procedura penale, janë identifikuar 41 persona të dyshuar, si dhe janë arrestuar gjithsej 20 persona të dyshuar të përfshirë në to.
“Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
(Kosova Sot Online)