Lexoni edhe:
Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor ti shkarkojnë prokurorët dhe gjyqtarët e përfshirë në aferën e audio-përgjimeve!
Së paku 40 persona besohet se janë ngujuar nën rrënoja në një rrëshqitje masive të dheut në pjesën veriore të Indisë.
Gurët që rrëshqitën kanë mbuluar një kamion, një autobus dhe disa automjete të tjera, sipas raporteve lokale.
Kryeministri rajonal në Himachal Pradesh, Jairam Thakur, tha se policia dhe zyrtarët lokalë i kanë filluar përpjekjet për shpëtim, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Në India janë shënuar disa raste të rrëshqitjes së dheut në muajt e fundit gjatë reshjeve të jashtëzakonshme.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rrëshqitjen e dheut të së mërkurës, që ndodhi në një rrugë në distriktin Kinnaur.
Muajin e kaluar, nëntë persona vdiqën po në këtë rajon, pasi gurët që rrëshqitën e goditën automjetin me të cilin po udhëtonin.
(Kosova Sot Online)