Lexoni edhe:
Skandaloze: Si po zbulohet lakuriq kupola qindra milionshe e krimit të organizuar në maje të institucioneve të shtetit!
Duke filluar nga e hëna e 16 gushtit, udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia Veriore nuk do të mund të futen në territorin e Finlandës, nëse nuk janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Si dëshmi e imunitetit për udhëtim do të pranohen vetëm vaksinat e pranuara nga autoritetet finlandeze.
Vendimi u mor të enjten, pasi Qeveria e Finlandës vendosi që t’i ndryshonte masat kufizuese për udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë BE-së dhe zonës Schengen, bazuar në shkallën e infeksionit, shkruan Schengenvisainfo.
“Vendimi i 5 gushtit 2021 është amendamentuar ashtu që kufizimet e hyrjes iu kthehen banorëve të Kosovës që vijnë në Finlandë nga Kosova dhe banorëve të Maqedonisë Veriore që arrijnë në Finlandë nga Maqedonia Veriore”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Brendshme të Finlandës.
Sipas vendimit të ri, udhëtarët e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, të cilët nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, mund të hyjnë në Finlandë vetëm nëse:
-Janë duke u kthyer në Finlandë
-Janë duke u kthyer në shtete tjera të BE-së ose zonës Schengen
-Janë duke kaluar transit
-Për qëllime tjera të hyrjes, që ndodhen në listën e qëllimeve themelore nga autoritetet finlandeze
Javën e kaluar, Finlanda ua ndaloi hyrjen personave të pavaksinuar që vijnë nga Serbia, Azerbajxhani, Japonia, Koreja Jugore, Moldavia dhe Singapori.
(Kosova Sot Online)