Dështon grabitja e bankës, s’ia kuptoi shkrimin shokut

  • E. /
  • 13 August 2021 - 15:31
 Dështon grabitja e bankës, s’ia kuptoi shkrimin shokut

Një burrë britanik pretendohet se e prishi planin për grabitje të bankës për shkak se nuk arriti ta kuptonte shkrimin në një fletë që ishte shkruar nga dikush tjetër.

Grabitja në tentativë ishte pjesë e një aksioni më të gjerë, përfshirë një fletë tjetër me shkrim të pakuptueshëm dhe një vjedhje të suksesshme prej 3.300 dollarëve, shkruan Fox News.

Alan Slattery, 67 vjeç, u dënua me katër vite burgim dhe dy vite mbajtje nën mbikëqyrje, njoftoi policia.

Pensionisti u mundua ta grabiste bankën më 18 mars duke vendosur një fletë me dorëshkrim, por personi tjetër nuk arriti që ta kuptonte shkrimin.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet Slattery duke hipur në autobus dhe u identifikua nga kompania e autobusëve përmes fotografisë në kartelën e identifikimit.

Policia e arrestoi të moshuarin afër shtëpisë së vet më vonë për grabitje dhe grabitje në tentativë. Në shtëpi, autoritetet i gjetën letra të tjera ngjitëse.

(Kosova Sot Online)