
Lexoni edhe:
Madhështore! Kjo vajzë nga kosovare shpallet më inteligjentja në Gjermani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e politologut Ramush Tahiri
Osmani ka deklaruar se Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit.
“Me veprimtarinë e tij të pandalshme, z.Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të vendit. Ai u nda nga ju për t`u lënë pas kujtimet për njeriun e mirë e profesionist! Ju do të jetoni me trashëgiminë e begatshme e të tij. Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Tahiri”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani drejtuar familjes së të ndjerit.
Madhështore! Kjo vajzë nga kosovare shpallet më inteligjentja në Gjermani Lexoni edhe:
Ndryshe, politologu Ramush Tahiri vdiq mbrëmjen e së premtes. Ai do të varroset sot në varrezat e fshatit Dramjak të Ferizajt.
Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit bëhet në orën 14:00, ndërkaq në njoftimin e familjes është ëbrë thirrje të gjatë ceremonisë, të respektohen masat anti-COVID.
(Kosova Sot Online)