Lexoni edhe:
Krimi i organizuar po përgatitet për ti shpëtuar ballafaqimit me ligjin VETTING!
Një 24-vjeçar ka goditur me grusht në kokë efektivin e policisë në Pogradec.
Bëhet me dije i riu me iniciale A. M., 24 vjeç, banues në Fier, mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë dhe ka goditur me grusht në kokë, njërin prej tyre.
Pas kësaj ngjarje policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut nga Fieri.
Krimi i organizuar po përgatitet për ti shpëtuar ballafaqimit me ligjin VETTING!Lexoni edhe:
Njoftimi i policisë:
Qarku Korçë
Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë, si edhe gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policisë.
(Kosova Sot Online)