
Lexoni edhe:
Konfirmohet, ja kush do të prezantojë “Big Brother VIP”
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka sfiduar Twitterin me mbylljen e llogarisë së tij ashtu siç ka bërë me ish-presidentin amerikan, Donald Trumpi.
Ky reagim i Vuçiqit erdhi pasi disa media nën kontrollin e tij u etiketuan si të lidhura me shtetin.
Konfirmohet, ja kush do të prezantojë “Big Brother VIP” Lexoni edhe:
“Mezi pres që ata (Twitter) ta mbyllë llogarinë time, kështu që unë të bëhem një tjetër Trump në botë”, ka thënë Vuçiq.
Twitteri në janar ka fshirë llogarinë e ish-presidentit të SHBA-së për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejme të dhunës pasi mbështetësit e tij u dyndën për në Capitol më 6 janar, pasi humbi zgjedhjet, raporton usnews.
Twitteri i ka definuar mediat e lidhura me shtetin si “mjete ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen redaksionale përmes burimeve financiare, presionit direkt apo indirekt politik, dhe/ose kontroll mbi prodhimin dhe shpërndarjen”.
“Me kë duhet të bashkëpunojnë, hajdutët dhe kriminelët?”, ka shtuar Vuçiq. “Është më se normale që ata të bashkëpunojnë me qeverinë”.
Rrjeti social Twitter u ka shtuar nga një etiketë llogarive të mediave që kontrollohen nga Aleksander Vuçiq, ku shkruan “Media e lidhur me shtetin e Serbisë”, siç janë ‘Informer’, ‘B92’ e ‘Kurir’.
Tabloidet serbe që janë pro-pushtetit të Aleksander Vuçiqit janë markuar me këtë etiketë në Twitter për t’u bërë me dije njerëzve se llogaritë e këtyre mediave në Twitter janë të lidhur me shtetin e Serbisë.
(Kosova Sot Online)