Lexoni edhe:
Përgjimet e fundit, një paralajmërim i shpërthimit të aferave të drejtësisë të kapur nga krimo-politika!
Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në autostradën Prizren-Suharekë,.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në autostradën Prizren-Suharekë. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj.
Lexues kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat është rrotulluar dhe ka dalë nga rruga.
(Kosova Sot Online)