Burri rrëzohet pa ndjenja mbi shina ndërsa treni ishte duke u afruar, oficeri kërcen mbi binarë për ta shpëtuar

  • E. /
  • 20 August 2021 - 11:48
 Burri rrëzohet pa ndjenja mbi shina ndërsa treni ishte duke u afruar, oficeri kërcen mbi binarë për ta shpëtuar

Kur një pasagjer u rrëzua pa ndjenja në shinat e trenit në New York ndërsa një tren lëvizte drejt stacionit, oficeri i policisë kërceu mbi binarë për ta shpëtuar.

Pasagjeri kishte humbur vetëdijen dhe u rrëzua nga platforma ku po qëndronte.

Në person tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes u hodh mbi binarë për të ndihmuar oficerin.

“Nxito, nxito!” dëgjohet të thotë një grua.

Një lajmërim në stacion paralajmëroi se treni ishte duke u afruar.

Te pranishmit e ndihmuan oficerin dhe burrin tjetër për ta ngjitur lart personin i cili ishte rrëzuar.

Ata arritën të tre të shpëtonin para se treni të arrinte dhe në sfond u dëgjuan duartrokitjet e personave të pranishëm për aktin heroik të policit dhe burrit që e ndihmoi.

(Kosova Sot Online)