IKSHPK: Në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor

  • E. /
  • 20 August 2021 - 11:54
 IKSHPK: Në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor, virus i cili  bartet përmes pickimit të mushkonjave.

Ky virus është shfaqur në disa vende të Ballkanit dhe Evropës por që në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara.

“Kujdes nga pickimi i mushkajave! Virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në vendet e Balkanit, Mediteranit dhe në Europë, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)