Gruaja ia hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit, prindërit e falin

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 14:42
 Gruaja ia hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit, prindërit e falin

Një çift prindërish, foshnja e të cilëve u hodh nga dritarja e maternitetit nga një grua, kanë vendosur që ta falin këtë grua.

Viktoria Ivanova sapo kishte lindur djalin e saj Volodya, në maternitetin e qytetit rus Sterlitamak, kur ndodhi incidenti tragjik.

29-vjeçarja Alina Araslanova kapi foshnjen dhe e hodhi nga dritarja. Bebi vdiq në vend.

Alina vetë sapo ishte bërë prind për herë të dytë kur bëri veprimin e tmerrshëm.

Mediat lokale raportuan se Alina kishte qenë e shtruar në një spital psikiatrik për depresion, por kishte dalë.

Bashkëshorti i Viktorias tha se e kanë falur Alinën dhe nuk duan që ajo të dënohet. Ai theksoi se çifti e ka pranuar atë që ndodhi dhe duan që Alina të “vazhdojë jetën e saj”.

(Kosova Sot Online)