Festa e çmendur e drogës në Itali, pjesëmarrësit thonë se në shtator do vizitojnë Shqipërinë

  • E. /
  • 20 August 2021 - 15:13
 Festa e çmendur e drogës në Itali, pjesëmarrësit thonë se në shtator do vizitojnë Shqipërinë

As kohë për të pastruar zonën e Valenzanos nuk pati policia italiane, ku qindra të rinj u zhvendosën në brigjet e Liqenit të Bolsenës, në lokalitetin “Campi di Bisenzio”, për të vazhduar festën e tyre ilegale ku përdorin droga të ndryshme.

Raportohet se prej 6 ditësh festa e drogës grumbulloi mbi 10 mijë persona në zonën e pyjeve në Valenzanos. Pas ndërhyrjes së vazhdueshme të policisë me njëqind automobila dhe makina police, turmat u shpërndanë por sërish rreh 300 persona u zhvendosën në një zonë tjetër për të vijuar harbimin me drogë.
Sipas selisë së policisë Viterbo, gjatë natës pati një fluks të konsiderueshëm automjetesh që dilnin nga tubimi muzikor i mbajtur në Liqenin Mezzano.
Festa e çmendur përfundoi dje me ndërhyrjen e policisë, e cila pas 5 ditësh negociata të dështuara arriti të pastrojë tokën nga Valentano ku u zhvillua festa.

“Pesëmbëdhjetë etapa me altoparlantë,” shpjegon italiani rumun Andrei i 24 vjeç për Corriere della Sera – “muzika elektronike depërtoi në horizont, e përsosur. Në makina, u vendosën shenja me çmimet e substancave. Ketamine: 5 euro. LSD: 10 euro. Dhe kështu me radhë.”

Në një shkrim të Corriere della Sera thuhet se festa e radhës do të zhvillohet në Shqipëri më 1 Shtator. Por saktësisht se ku do të zhvillohet nuk dihet. Mësohet se pjesëmarrësit kanë grupe të përbashkëta në “Telegram” ku flasin për zonën e grumbullimit.

(Kosova Sot Online)