
Lexoni edhe:
Sistemi juridik në Kosovë do shërim urgjent, duhet të futet nën thjerrzën e ligjit VETTING
Policia njofton për rrëmbimin e një personi mashkull, i cili derisa po punonte në lokalin e tij ishte marrë me dhunë nga tre të panjohur.
Viktima ishte futur në veturë për t’u dërguar në pyll.
I njëjti ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe më pas ka arritur të largohet.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
RRËMBIM /Gllogoc 23.08.2021–19:30. Viktima mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të panjohur për viktimën e kishim mare me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime, dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar. Të njëjtit ju është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar .
(Kosova Sot Online)