Lexoni edhe:
Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënim meritor për të
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i paqëndrueshëm.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 11-13 gradë celsius teksa ato maksimale 24-26 gradë celsius.
Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënim meritor për të Lexoni edhe:
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 25-26.08.2021
Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta. Pas rrezeve të diellit të cilat parashihen kryesisht në pjesën e parë të ditës, pjesa tjetër e ditës mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe të pa qëndrueshme. Kjo situatë meteorologjike, do të kushtëzoj mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri. Në fushat termike parashihen rënie sidomos në vlerat e maksimaleve. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
(Kosova Sot Online)