Lexoni edhe:
Gjukanoviq: Mali i Zi i mbështet plotësisht synimet e Kosovës
Hetuesit policor të Stacionit të Drenasit, pas grumbullimit të informacioneve në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, sot kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar, lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhë dje në fshatin Negrovc të Drenasit.
Personat e dyshuar janë: Ç. H, (mashkull), 21 vjeç, Sh. H(mashkull), 26 vjeç dhe K.K (mashkull), 19 vjeç.
“Pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit”, njofton policia.
Gjukanoviq: Mali i Zi i mbështet plotësisht synimet e KosovësLexoni edhe:
Për rrëmbimin e një personi të gjinisë mashkullore njoftoi sot policia me anë të raportit 24-orësh. Sipas policisë viktima ishte marrë me dhunë nga lokali ku ishte duke punuar dhe ishte dërguar në pyll.
Atje ishte rrahur, por më pas kishte arritur të largohej.
“Viktima mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të pa njohur për viktimën e kishim mare me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime , dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar. Të njëjtit ju është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
(Kosova Sot Online)