Lexoni edhe:
Prokurorët dhe gjyqtarët SHIK-ut që po ua bëjnë avokaturën krimit të organizuar në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të vet largohen urgjent nga pozitat e uzurpuara!
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në fillim të muajit shtator pritet të vijnë edhe 650 mijë vaksina kundër COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka shkruar se 150 mijë prej tyre do të vijnë si donacion nga Gjermania. E kjo sipas tij është arritur pas dikutimeve në mes të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë.
Hithra. Zgjidhja natyrale kundër rënies së flokëve!
” E hënë (08:00): Takim me ministrin Vitia dhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë – temë diskutimi: mbështetja e vendeve mike me vaksina shtesë. Rezultati: Gjermania do i sjellë 150.000 vaksina shtesë javën që vie”, ka shkruar Bislimi.
Ndërkohë, 500 mijë të tjera do të vijnë më 6 shtator nga programi COVAX, si rezultat i donacionit nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
” E hënë (11:40): Takim me ministrin Vitia dhe drejtoreshën e USAID në Kosovë – temë diskutimi: angazhimi i USAID për dërgesën më të shpejtë të kontigjentit prej 500,000 vaksina nga COVAX si rezultat i donacionit nga presidenti Biden. Rezultati: Vaksinat pritet të mbërrijnë më 6 shtator”, ka shkruar më tutje ai.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot, 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
(Kosova Sot Online)