![](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/28/200x200_gjakova-600x3601630151581.jpg)
Lexoni edhe:
Tragjedi në familjen Hoxha, babë e bijë nga Gjakova vdesin brenda pak ditësh nga COVID-19
Mbrëmë u raportua se tre persona mbetën të plagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Të njëjtit u dërguan në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, kurse i dyshuari u arrestua.
Media mëson se personi që u arrestua për plagosjen e trefishtë është Kushtrim Ajeti.
Sipas Policisë, “i dyshuari për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë të cilët janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në të njëjtin rast lëndime trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”.
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe dy thika.
Kurse nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.
(Kosova Sot Online)