Kosovarët po e çojnë virusin edhe në Austri, statistikat e fundit prej atje

  • E /
  • 31 August 2021 - 14:44
 Kosovarët po e çojnë virusin edhe në Austri, statistikat e fundit prej atje

Më shumë se dy të tretat e të kthyerve nga Ballkani Perëndimor janë pozitivë me koronavirus, njoftoi Agjencia austriake e shëndetësisë dhe sigurisë në ushqim (AGES).

Numri më i madh i rasteve janë “të importuara” nga Maqedonia e Veriut, 866, ndërsa në krahasim me situatën e dy javëve më parë, përbën rritje prej 477.

Sic raporton mediumi austriak heute.at nga Kosova ka gjithashtu numër të rritur të rasteve të “importuara” – nga 253 në 799, pasuar nga Turqia me 662 raste, Kroacia kryeson listën e vendeve të origjinës me 683 raste.

Në javën e 31 -të kalendarike, në Austri janë regjistruar 5.888 infektuar me koronavirus në Austri, ndërsa në javën e 32 -të, tashmë kishte 8.113, nga të cilët rreth 40 për qind ishin të kthyer nga pushimet, përcjell albinfo.ch.

(Kosova Sot Online)