Policia bënë thirrje për mbajtjen e maskës: Është më e lehtë se virusi, më e lirë se gjoba

  • E. /
  • 01 September 2021 - 11:24
Policia bënë thirrje për mbajtjen e maskës: Është më e lehtë se virusi, më e lirë se gjoba

Edhe Policia e Kosovës ka bërë thirrje për mbajtjen e maskës, si mbrojtje ndaj virusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Policia e Kosovës ka shkruar se është më e lehtë të mbahet maska sesa të infektohemi,  dhe është më e lirë se gjoba që mund të marrim për mos mbajtjen e saj.

”Vendose maskën, është më e lehtë se virusi, më e lirë se gjoba!”, shkruan Policia e Kosovës.

Kujtojmë se vetëm brenda 24 orëve, janë shqiptuar 3 mijë e 981 gjoba për shkelje të masave anti-COVID.

(Kosova Sot Online)