Numri i pacientëve me COVID që po trajtohen në spitalet e Kosovës

  • E /
  • 02 September 2021 - 12:47
 Numri i pacientëve me COVID që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 1234 pacientë.

Nga 1234 pacientët e shtrirë, 1116 janë të konfirmuar me Covid-19, 936 me oksigjeno-terapi dhe 69 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në kuadër të klinikave COVID-19,  të QKUK-së, në trajtim janë 435 pacientë, 430 të konfirmuar me COVID-19,  294  me okisgjeno-terapi. 

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 799 pacientë,  682 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 642 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 82 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 165 pacientë

Spitali i Gjakovës, 125 pacientë

Spitali i Pejës, 210 pacientë

Spitali i Gjilanit, 138 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 33 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 52 pacientë

Spitali i Ferizajt, 76 pacientë, njofton ShSKUK.

(Kosova Sot Online)