
Lexoni edhe:
Mungesë e shoferëve të kamionëve, vonohen vaksinat kundër gripit
Ish-kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë një postim interesant për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një vit pas Marrëveshjes së Washintonit, që ai e nënshkroi në prezencë të ish presidentit Donald Trump, Hoti ka publikuar një fotografi të flamurit të ShBA’së.
Sipër kësaj fotoje, ai s’ka vënë asnjë mbishkrim.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.
Mungesë e shoferëve të kamionëve, vonohen vaksinat kundër gripit Lexoni edhe:
Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Zyrtarët amerikanë e vlerësuan marrëveshjen e Uashingtonit si një fillim të ri për Ballkanin Perëndimor.
Në përvjetorin e parë të nënshkrimit të marrëveshjes, Departamenti i Shtetit inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i cili foli për Zërin e Amerikës, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Kosovën dhe Serbinë, në përmbushjen e obligimeve, duke mbështetur, siç tha ai, qëllimin e normalizimit gjithpërfshirës të marrëdhënieve të tyre.
“Elementë të shumtë të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit – diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, aplikimin e një moratoriumi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur”, është thënë në përgjigjen nga Departamenti i Shtetit.
(Kosova Sot Online)