Lexoni edhe:
Vuçiq: Do ta mundim Kosovën në Interpol dhe Unesco
Organizata Botërore e Shëndetësisë shtoi një tjetër variant të COVID-19 në listën e saj të varianteve. Të hënën, OBSH tha se tani po monitoron zhvillimin e variantit “Mu”. Ky variant me shpejtësi ka filluar tashmë të përhapet në shtete të ndryshme.
Varianti Mu, i njohur zyrtarisht si B.1.621, u zbulua për herë të parë në janar në Kolumbi.
Vuçiq: Do ta mundim Kosovën në Interpol dhe UnescoLexoni edhe:
Ky variant së fundmi është përhapur edhe në Zvicër.
Ky shtet ka raportuar 34 raste me variantin “MU”.
Autoritetet Shëndetësore në Zvicër (BAG) kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta.
Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjale se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.
(Kosova Sot Online)